Jennifer Lopez, 56 vjeçe, ka ndarë disa fotografi të reja në Instagram, duke treguar formën dhe stilin e saj.
Në një selfie nga afër, ajo mban një kapelë bejsbolli blu me një “J” të bardhë. Një fotografi tjetër e tregon me geta të ngushta blu dhe një këmishë të bardhë me mëngë të gjata, që nxjerrin në pah dekoltenë e saj.
Ajo i shoqëroi imazhet me mbishkrimin: “Nuk mund ta ndaloj shkëlqimin J”, dhe postimi mori qindra mijëra pëlqime.
Fytyra e Jennifer ishte e freskët, me grim të lehtë dhe ton rozë në faqe, ndërsa pozonte jashtë pranë një pishine luksoze, shkruan DailyMail.
Jennifer njihet për kujdesin ndaj lëkurës dhe për linjën e saj JLo Beauty. Marka ka fituar Çmimin e Inovacionit të Bukurisë për maskën e syve, një produkt të pasuruar me tetrapeptide dhe acid hialuronik që synon të freskojë dhe të ndriçojë zonën e syve.
Përveç maskës së syve, ajo promovon edhe balsamin e buzëve “Beso” dhe setin e festave Jennifer Glow, i cili përfshin pastrues, serum, krem sysh, SPF, krem trupi dhe balsam, duke ofruar një rutinë të plotë bukurie. /Telegrafi/