Gruaja nga New York, Jessica L. Martinez, u certifikua si mbajtësja e re e rekordeve për afro më të madhe në botë, me një perimetër 1.8 metra. Titulli i saj u dorëzua zyrtarisht nga paraardhësja Aevin Dugas.
Aevin Dugas, e cila fitoi titullin për afro më të madh mbi një person të gjallë (femër) në vitin 2010 dhe u emërua këtë vit si Ikonë e Rekordeve Botërore të Guinnessit, vizitoi një sallon flokësh në New York për t’i dorëzuar simbolikisht titullin Martinezit. Dugas tha se ndihej krenare që po ia dorëzonte titullin që kishte mbajtur për 15 vjet. “Shpresoj që njerëzit të mendojnë kur na shohin (ndërsa takohemi) se në fund të ditës, unë e dua veten, ajo e do veten, dhe të dyja thjesht po përpiqemi t’u mësojmë njerëzve të duan veten. Nuk është një garë, është thjesht dashuri”, tha ajo.
Flokët kaçurrela të Martinezit u matën me 29 centimetra lartësi, 31 centimetra gjerësi dhe 1.8 metra në perimetër. Martinez tha se më parë i kishte drejtuar profesionalisht flokët deri në shkollën e mesme, por i kishte ndalur gjatë vitit të parë të kolegjit. Për tentativën e rekordeve këtë vit, ajo tha se u duhej një ekip prej tre personash dhe një matës për të kryer matjet.
Burimi: Telegrafi