John Terry: Pse refuzova ofertën e Manchester City në kulmin e karrierës

Legjenda e Chelseat, John Terry, ka treguar pse, në kulmin e karrierës, refuzoi një ofertë të Manchester City.

Terry, i rritur në akademinë e klubit, kaloi 19 vite në Stamford Bridge — nga debutimi me akademinë në 1998 deri në largimin në 2017 — dhe fitoi trofe të shumtë, përfshirë pesë tituj të Ligës Premier.

Ai tha se gjatë sezonit 2009/10, kur Carlo Ancelotti ishte trajner, City bëri një ofertë të madhe. “E di që Manchester City bëri një ofertë prej 29 milionë funtesh për mua. Dhe sapo Chelsea më foli për këtë, unë thashë: ‘Nuk dua të largohem. S’dua ta lë këtë klub. Dhe nëse doni të më shisni, atëherë duhet të kemi një diskutim tjetër, sepse s’dua të jem këtu nëse ju nuk më doni’.”

Terry shtoi se pronari Roman Abramovich reagoi menjëherë: “Ne të duam. Duam që të qëndrosh.” Ai i përgjigjej: ‘100% dua të qëndroj, le ta bëjmë një kontratë të re.’

Pas kësaj, Terry nënshkroi një kontratë pesëvjeçare në moshën 29-vjeçare dhe thekson se ishte zgjedhja më e mirë e karrierës së tij. “E firmosa kontratën dhe në thelb ia kushtova pjesën tjetër të karrierës sime Chelseat.”

(Telegrafi)

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *