Granit Xhaka është përmendur si objektiv i Juventusit për afatin e janarit, por eksperti i transferimeve Alfredo Pedulla paralajmëron se një lëvizje e tillë duket e vështirë.
Sipas Pedulla, 33-vjeçari zviceran është i kënaqur te Sunderland dhe Juventusi do të ngurrojë të bëjë një investim të madh për një lojtar në moshë më të madhe. “Xhaka është i lumtur te Sunderland dhe nuk jam i sigurt nëse Juventusi mund të investojë kaq shumë para në një lojtar që nuk është më i ri,” tha ai.
Pedulla shtoi se klubi do të vendosë më vonë për veprimet e tij dhe se ekziston ende paqartësi brenda disa strukturave, pasi Juventus duhet të emërojë një drejtor të ri sportiv: “Juventusi do të vendosë më vonë se çfarë të bëjë. Ata duhet të punësojnë një drejtor të ri sportiv; ka ende pak konfuzion.”
Klubi torinez po monitoron tregun dhe mund të nënshkruajë një mesfushor qendror në janar, por deri tani asgjë nuk duket e vendosur.
Nën drejtimin e Luciano Spallettit, Juventusi ka një fitore dhe dy barazime në tri ndeshjet e para. Në xhiron e ardhshme të Serie A, “Zonja e Vjetër” do të përballet me Fiorentinën.
/Telegrafi/