Kadri Kryeziu: Përparim Rama shfaqet si lider; britanikët e mbështesin për kryetar të LDK-së

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Kadri Kryeziu ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Sipas Kryeziut, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po shfaqet çdo ditë e më shumë si një figurë lidershipi, e gatshme të marrë përsipër sfida të mëdha politike.

“Përparim Rama ka filluar të artikulohet si lider dhe të hyjë në betejat që i takojnë një lideri. Tani që edhe britanikët janë pozicionuar fuqishëm prapa tij si kandidat serioz për drejtimin e LDK-së, nuk kam më asnjë dyshim se me zgjedhjen e Ramës si kryetar, në LDK do të rikthehen dinamika krijuese dhe energjia e munguar prej vitesh”, ka shkruar ai.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *