Kanye West paralajmërohet për arrest nëse përmend nazizmin gjatë koncertit në Sao Paulo

Reperi amerikan Kanye West është paralajmëruar nga autoritetet braziliane se do të përballet me arrestim nëse gjatë koncertit të tij në Sao Paulo përmend ose promovon nazizmin.

Koncerti pritet të mbahet më 29 nëntor në pistën e hipodromit Interlagos. Edhe pse West ka shprehur kohët e fundit keqardhje për komentet e tij të mëparshme antisemite, autoritetet lokale nuk do të tolerojnë deklarata që lidhen me nazizmin ose regjime fashiste.

Kryetari i Bashkisë së Sao Paulos, Ricardo Nunes, deklaroi se çdo përmendje apo promovim i nazizmit do të çojë në ndërhyrje ligjore. “Askush që promovon nazizmin nuk do të performojë në pajisjet publike që i përkasin qytetit. Do të marrim të gjitha masat e nevojshme për ta parandaluar këtë,” tha Nunes.

Edhe organizatorët e ngjarjes, Guilherme Cavalcante dhe Jean Fabrício Ramos, janë paralajmëruar për pasoja ligjore nëse artisti i tyre shkel këtë rregull.

Në të njëjtën kohë, këshilltarja Cris Monteiro ka paraqitur një ankesë në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit të Sao Paulos, në lidhje me këngën e titulluar “Heil Hitler”, çka ka çuar në ndërhyrjen e prokurores Ana Beatriz Pereira de Souza Frontini. Ajo ka dhënë një urdhër që ndalon ekspozimin e çdo objekti apo materiali që lidhet me simbolin nazist gjatë koncertit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *