Karim Adeyemi mund të largohet verën e ardhshme; Dortmund synon rinovimin

Karim Adeyemi, 23-vjeçar dhe anësor i Borussia Dortmund, u përfshi së fundmi në një rast për posedim të paligjshëm të armëve dhe është sanksionuar nga DFB dhe vetë klubi. Lojetari dëshiron ta lërë pas incidentin dhe të fokusohet te futbolli, por e ardhmja e tij mbetet e paqartë.

Sipas gazetarit Sacha Tavolieri, Adeyemi ka vendosur të largohet nga Dortmund verën e ardhshme. Në Signal Iduna Park nuk ka panik, pasi deri tani nuk ka mbërritur asnjë kërkesë zyrtare transferimi, dhe drejtuesit po i marrin këto raportime me qetësi.

Kontrata e Adeyemit skadon në vitin 2027. Borussia Dortmund dëshiron ta zgjerojë marrëveshjen dhe i ka bërë lojtarit një ofertë konkrete, që përfshin edhe një klauzolë lirimi për të cilën ai insistoi personalisht. Nëse bisedimet për rinovimin dështojnë, një shitje verën tjetër konsiderohet shumë e mundshme.

Manchester United, Arsenal, Juventus dhe Chelsea janë përmendur si klube me interes për anësorin e shpejtë. Sipas mediave gjermane, Adeyemi preferon më shumë një transferim te Liverpool ose Real Madrid, por deri tani asnjë prej këtyre klubeve nuk ka ndërmarrë përpjekje konkrete për transferimin e tij.

Burimi: Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *