Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, mund të transferohet në Serie A gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.
Sipas gazetës gjermane Bild, Interi ka nisur bisedimet me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, për të siguruar shërbimet e sulmuesit anësor.
Kontrata aktuale e Adeyemit me Borussia Dortmund skadon në qershor të vitit 2027, por negociatat për rinovim janë pezulluar për shkak të kërkesës së tij për përfshirjen e një klauzole lirimi.
23-vjeçari është i hapur për një lëvizje gjatë verës së ardhshme dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane falë paraqitjeve të tij. Në këtë sezon, ai ka regjistruar tre gola dhe pesë asistime në 19 ndeshje zyrtare.
Manchester United është gjithashtu në kontakt me lojtarin. Ndërkohë, interes për të kanë shfaqur edhe klube të tjera italiane si Juventusi, Milani, Napoli dhe Roma gjatë periudhës janar-korrik 2025.