Katy Perry përfundoi me sukses pjesën evropiane të turneut të saj ‘The Lifetimes Tour’ në Madrid, ku e përmbylli me një performancë energjike dhe plot stil. Gjatë koncertit të fundit, këngëtarja 41-vjeçare bëri një tatuazh për një anëtar të ekipit prapa skenave.
Tani, pasi ka përfunduar 24 koncerte në Evropë, Perry përgatitet për fazën aziatike të turneut, e cila do të përmbyllet në Abu Dhabi më 7 dhjetor. Në Instagram, ajo ndau momente nga nata e fundit, duke shkëlqyer me një fustan të shkurtër argjendi të zbukuruar me gurë të shndritshëm.
Mes pozave plot gjallëri, Perry u fotografua duke vizatuar një ‘K’ të vogël në kyçin e dorës së artistit të tatuazheve, Berni Coronado Morales. Në TikTok, ajo publikoi një video duke bërë shaka se do të fillonte ‘një punë të dytë’ si artiste tatuazhesh.
Ky gjest erdhi pasi edhe ajo dhe ekipi i saj bënë tatuazhe të njëjta për të shënuar fundin e turneut evropian. Javën e kaluar, Katy shfaqi një tatuazh në formën e gjysmës së një fluture në kyç, të kombinuar me tatuazhin e pasqyrës së një shoqeje.
Fansat spekuluan se tatuazhet i përkisnin partnerit të saj të ri, Justin Trudeau. Megjithatë, Perry sqaroi se ato i përkisnin vetëm ekipit të saj.
Në ndërkohë, këngëtarja ka publikuar videoklipin e ri ‘Bandaids’, që reflekton arsyet e ndarjes nga Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë pesëvjeçare, Daisy Dove. Ajo pranoi se publikimi i këngës ishte emocionalisht i vështirë, por shpreson që mesazhi i saj të ndihmojë të tjerët që kalojnë në situata të ngjashme të gjejnë forcën për të vazhduar përpara.