Këshilli Bashkiak i Tiranës po zhvillon mbledhjen për projektbuxhetin e Bashkisë për vitin 2026. Mbledhja, e drejtuar nga nënkryetarja Anuela Ristani, nisi me debate pasi anëtarët e opozitës kërkuan prezencën e kryebashkiakut Erion Veliaj; kërkesa u rrëzua nga SPAK.
Dorjan Teliti kërkoi shpjegim për mënyrën e menaxhimit të bashkisë dhe tha: ‘Morët një vendim të njëanshëm, ku u bashkuam edhe ne; nxorët nga dera kryetarin e Bashkisë dhe e futët nga dritarja. A mund të diskutojmë sesi po menaxhohet kjo bashki? Çfarë do të ndodhë? A vendosëm pak kohë më parë ta shkarkonim bashkërisht?’.
Megi Fino ndërpreu fjalën dhe i kërkoi nënkryetares Anuela Ristani të nisë me rendin e ditës.