Kim Kardashian pozon në ujë me fustan vintage Alexander McQueen

Kim Kardashian tërhoqi vëmendjen me një fotosesion të ri, ku shihet duke u zhytur në oqean me një fustan vintage Alexander McQueen nga koleksioni pranverë/verë 2003.

Ylli 45-vjeçar ndau disa fotografi të realizuara natën, ku pozon në ujë me këtë veshje ikonike.

Fansat u mahnitën nga pamjet, ndërsa motra e saj Khloe komentoi postimin, duke e quajtur Kim-in ‘të çuditshme’ për faktin që hyri në det në errësirë dhe duke pyetur nëse ishte mirë, shkruan DailyMail.

Fustani historik, pjesë e linjës Irere, është një nga vetëm dy të prodhuar ndonjëherë. Kim e kishte veshur më parë në Vanity Fair Oscar Party 2020, pasi fustani u bli nga Kanye West.

Ky postim vijon pas kritikave që Kim mori më herët për veshjen e fustanit të Marilyn Monroe në Met Gala 2022; atëherë u akuzua se e dëmtoi veshjen, ndërsa ajo pranoi se humbi 7 kg brenda tre javësh për t’u futur në të.

/Telegrafi/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *