Koalicioni për Familjen i gatshëm për zgjedhje, Rrahmani: Kauza jonë nuk do të ndalet

Kryetari i Koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, ku sërish ka dështuar formimi i institucioneve. Në një videomesazh të publikuar në profilin e tij, Rrahmani ka bërë të ditur se kjo forcë politike është e gatshme për zgjedhje parlamentare.

“Si grup deputetësh të Koalicionit për Familjen shpallim vendimin tonë që të marrim pjesë në zgjedhjet parlamentare, kurdo që ato të mbahen”, ka deklaruar ai.

Sipas Rrahmanit, kauza e tyre për mbrojtjen e familjes shqiptare është përkrahur nga mbi 20 mijë qytetarë dhe nuk do të ndalet.

“Tani kemi edhe vlerësimin tuaj real – votën tuaj, dhe ajo na obligon të jemi të hapur e bashkëpunues me të gjitha forcat politike që e duan të mirën e vendit”, ka theksuar ai.

Rrahmani tha se Koalicioni për Familjen është i gatshëm për bashkëpunim parazgjedhor me të gjitha partitë parlamentare.

Edhe partitë e tjera si PDK, LDK, AAK dhe Nisma kanë shprehur gatishmërinë për të hyrë në zgjedhje.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *