Portieri i Zvicrës, Gregor Kobel, ka folur para ndeshjes ndaj Kosovës, duke vënë në dukje formën e mirë të sulmuesit shqiptar, Fisnik Asllani. Ai theksoi se ekipi zviceran është i përqendruar dhe i vetëdijshëm për cilësitë e kundërshtarit. Kobel deklaroi: ‘Kam parë që Fisnik Asllani është në formë të mirë. Është e rëndësishme t’i shikosh më nga afër një ose dy lojtarë, por në fund gjithmonë janë njëmbëdhjetë lojtarë në fushë.’ Portieri i Dortmundit shtoi se Kosova ka demonstruar një nivel të lartë lojërash në ndeshjet e fundit dhe se Zvicra i njeh mirë cilësitë e tyre. Kujtojmë se sfida do të zhvillohet të martën në orën 20:45.