Në vijën e frontit, komandanti i njësisë ukrainase Vitalii Traikalo tha për agjencinë Reuters se Rusisë ‘nuk mund t’i besohet’.
Ai shtoi se ‘Ata vetëm flasin mirë, por është e pakuptimtë.’
Duke folur për Reuters, Traikalo pyeti: ‘Pse po luftojmë atëherë? Nëse ata (Rusia) duan që ne të heqim dorë nga gjithçka.’
Sipas planit aktual të propozuar për paqe, të cilin presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po e shtyn Ukrainën ta pranojë, Ukraina do të detyrohej të lëshonte territore.
‘A po i mbrojmë kufijtë tanë këtu vetëm për t’i dhënë ato? Cili është qëllimi i të gjitha këtyre, i të gjitha këtyre sakrificave?’ pyeti Traikalo.
Sa i përket strategjisë ushtarake, Traikalo tha se objektivat kryesore për ushtrinë ukrainase janë operatorët e dronëve rusë.
‘Dronët janë një makth për ne,’ shtoi ai. Raporton Telegrafi.