Konfiskohen 266.58 kg lëndë plasëse në pikën kufitare të Vërmicës, një i arrestuar

Rreth orës 17:10, në pikën kufitare të Vërmicës është ndaluar për kontroll të detajuar një furgon me targa vendore, i drejtuar nga një mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit policia gjeti dhe konfiskoi 266.58 kg lëndë plasëse, disa detonatorë elektrikë, fitila Emulex me peshë 800 g, 20 fitila të tjera dhe 6 tuba me tela elektrikë.

Rasti është njoftuar te prokurori; i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Hetimet për origjinën dhe qëllimin e transportit të lëndëve plasëse vazhdojnë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *