UEFA ka zyrtarizuar orarin e gjysmëfinaleve të play-offit për Kampionatin Botëror 2026: Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të nisin ndeshjet e tyre të gjysmëfinaleve të njëjtën orë, prej orës 20:45.
Kosova do të përballet në udhëtim me Sllovakinë, ndërsa Shqipëria do të luajë si mysafire me Poloninë.
Lajmi i mirë për Kosovën është se përballja Turqi–Rumania do të nisë më herët, në orën 18:00, kështu që Kosova do të mësojë eventualin kundërshtar në “finalen e mundshme” para nisjes së ndeshjes së saj. Kjo përbërje është e vetmja sfidë që nis më herët; edhe nëse të dy kombëtaret avancojnë në finalen e play-offit, ajo do të zhvillohet po ashtu në të njëjtën orë, 20:45.
Nëse Kosova shkon në finale, ajo do ta presë Turqinë ose Rumaninë në Prishtinë, ndërsa Shqipëria në rast kualifikimi do të jetë përsëri mysafire.
Burimi: Telegrafi.