Kosova ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale të play-offit për Botërorin 2026

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët në play-offin për Kampionatin Botëror 2026.

Dardanët janë për herë të parë në play-off pas një kampanje të shkëlqyer kualifikuese, ku përfunduan të dytët në grup me 11 pikë, tre më pak se Zvicra.

Në gjysmëfinale, Kosova do të përballet me Sllovakinë si mysafire.

Nëse kalon gjysmëfinalen, në finale do të përballet me fituesin e duelit që përfshin Turqinë.

Ndeshja e parë e gjysmëfinales do të zhvillohet më 26 mars, ndërsa finalja që përcakton një vend në Kupën e Botës do të luhet më 31 mars 2026.

Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *