Kosova ngjitet në vendin e 80-të në renditjen e FIFA-s pas fushatës pozitive kualifikuese

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një sukses të rëndësishëm në renditjen e re të FIFA-s, pas paraqitjeve pozitive në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

‘Dardanët’ siguruan pjesëmarrjen në fazën play-off të Botërorit pasi përfunduan në vendin e dytë në Grupin B, ku kishin për kundërshtarë Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë.

Kosova mbylli këtë kampanjë me tri fitore, dy barazime dhe një humbje. Ndër momentet kryesore ishin fitorja kundër Sllovenisë në Lubjanë dhe barazimi ndaj Zvicrës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Këto rezultate pozitivë kanë ndikuar që Kosova të ngjitet për katër pozita në renditjen më të fundit të FIFA-s, duke u pozicionuar në vendin e 80-të. Ajo ka lënë pas kombëtare si Curaçao, Guinea dhe Mali i Zi.

Ndërkaq, Shqipëria ka rënë për dy pozita dhe aktualisht renditet në vendin e 63-të.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *