Kosova siguron pjesëmarrjen në fazën play-off për Botërorin 2026

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një sukses të rëndësishëm, duke u kualifikuar për herë të parë në fazën play-off të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Gjatë fazës kualifikuese, Kosova garoi në Grupin B, së bashku me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë. ‘Dardanët’ e përfunduan grupin me tri fitore, dy barazime dhe një humbje, duke grumbulluar 11 pikë dhe duke zënë vendin e dytë pas Zvicrës.

Në mars pritet të zhvillohen ndeshjet e fazës play-off dhe tashmë janë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm të Kosovës. Ata janë: Polonia, Republika Çeke, Uellsi dhe Sllovakia.

Shorti që do të përcaktojë se cilin prej këtyre rivalëve do të përballet Kosova, do të hidhet të enjten.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *