Kosova U19 (f): Albina Rrahmani publikon listën për ndeshjet kualifikuese

Përzgjedhësja e Kosovës U19 për femra, Albina Rrahmani, ka publikuar listën e futbollisteve të ftuara për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Dardanet e reja janë pjesë e Grupit A1, ku do të përballen me Portugalinë, Danimarkën dhe Islandën. Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Portugali.

Kalendari i ndeshjeve për Kosovën:
– 26 nëntor, ora 19:00: Portugalinë (ndeshja e parë)
– 29 nëntor, ora 15:00: Danimarkën
– 2 dhjetor, ora 16:00: Islandën

Në ndeshjen e parë Kosova do të kërkojë një nisje të mirë kundër vendasve, të cilët konsiderohen favoritë të grupit. Në vijim, përfaqësuesja synon paraqitje të mira dhe rezultate pozitive në këtë fazë të kualifikimeve.

/Telegrafi/.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *