Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për Kuvendet Komunale, të mbajtura më 12 tetor.
Gjatë mbledhjes, e cila nisi në ora 15:00, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, informoi për secilën komunë sa ulëse fitoi secila parti që mori pjesë në zgjedhje.
Radoniqi theksoi se vetëm rezultati për Kuvendin Komunal në Istog nuk mund të certifikohet, pasi Gjykata Supreme ka prishur një vendim të PZAP-së dhe e ka kthyer çështjen për rivendosje në PZAP; për këtë arsye Istogu u hoq nga pika e certifikimit.
Burimi: Telegrafi.