Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar afatet kohore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të zhvillohen më 28 dhjetor 2025.
KQZ ka caktuar gjithashtu që partitë të deklarojnë koalicionet nga 24 nëntori deri më 30 nëntor 2025.
Sipas vendimit të KQZ, procesi zgjedhor do të zhvillohet sipas këtyre afateve kryesore:
– Vendimi për kufizimin e shpenzimeve të fushatës: deri më 24 nëntor 2025.
– Deklarimi i partive politike për mos-pjesëmarrje në zgjedhje: 24–30 nëntor 2025.
– Deklarimi për pjesëmarrje përmes koalicioneve: 24–30 nëntor 2025.
– Aplikimi për certifikim të subjekteve politike: 24–30 nëntor 2025.
– Dorëzimi i listave të kandidatëve: 24 nëntor – 7 dhjetor 2025.
– Tërheqja e shortit për renditjen në fletëvotim: 8 dhjetor 2025.
– Emërimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve: 26 nëntor 2025.
– Publikimi i listës së Qendrave të Votimit: 25 nëntor 2025.
– Miratimi dhe publikimi i Qendrave Komunale të Numërimit: 25 nëntor 2025.
– Ndërrimi i Qendrës së Votimit: 26 nëntor – 6 dhjetor 2025.
– Kundërshtimet dhe konfirmimet për listën votuese: 26 nëntor – 6 dhjetor 2025.
– Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: 26 nëntor – 6 dhjetor 2025.
– Certifikimi i listës votuese brenda dhe jashtë vendit: 10 dhjetor 2025.
– Votimi përmes postës: 12–27 dhjetor 2025.
– Fushata zgjedhore për subjektet e certifikuara: 17 dhjetor – 28 dhjetor 2025, ora 06:59.
– Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta: 11–21 dhjetor 2025.
– Emërimi i Këshillave të Vendvotimeve në Kosovë dhe në përfaqësitë diplomatike: deri më 16 dhjetor 2025.
– Aplikimi për akreditimin e vëzhguesve: 5–20 dhjetor 2025.
KQZ theksoi se të gjitha procedurat do të ndiqen sipas ligjit dhe se institucionet zgjedhore kanë filluar përgatitjet për organizimin e procesit të 28 dhjetorit.