KQZ miraton afatet për zgjedhjet e parakohshme: 28 dhjetor 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e së premtes miratoi afatet kohore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të zhvillohen më 28 dhjetor 2025.

Fushata zgjedhore për subjektet politike do të zgjasë 12 ditë, nga 17 deri më 28 dhjetor 2025, ora 06:59.

Periudha për certifikimin e partive politike është nga 24 nëntor deri më 30 nëntor 2025. Ky proces ndahet në dy faza: certifikimi i subjekteve politike dhe certifikimi i listave të kandidatëve. Po ashtu, partitë kanë afat nga 24 nëntori deri më 30 nëntor për të deklaruar koalicionet.

Sipas vendimit të KQZ, afatet kryesore janë:
– Vendimi për kufizimin e shpenzimeve të fushatës: deri më 24 nëntor 2025.
– Deklarimi i partive politike për mos-pjesëmarrje në zgjedhje: 24–30 nëntor 2025.
– Deklarimi për pjesëmarrje përmes koalicioneve: 24–30 nëntor 2025.
– Aplikimi për certifikim të subjekteve politike: 24–30 nëntor 2025.
– Dorëzimi i listave të kandidatëve: 24 nëntor – 7 dhjetor 2025.
– Tërheqja e shortit për renditjen në fletëvotim: 8 dhjetor 2025.
– Emërimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve: 26 nëntor 2025.
– Publikimi i listës së Qendrave të Votimit: 25 nëntor 2025.
– Miratimi dhe publikimi i Qendrave Komunale të Numërimit: 25 nëntor 2025.
– Ndërrimi i Qendrës së Votimit: 26 nëntor – 6 dhjetor 2025.
– Kundërshtimet dhe konfirmimet për listën votuese: 26 nëntor – 6 dhjetor 2025.
– Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: 26 nëntor – 6 dhjetor 2025.
– Certifikimi i listës votuese brenda dhe jashtë vendit: 10 dhjetor 2025.
– Votimi përmes postës: 12–27 dhjetor 2025.
– Fushata zgjedhore për subjektet e certifikuara: 17 dhjetor – 28 dhjetor 2025, ora 06:59.
– Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta: 11–21 dhjetor 2025.
– Emërimi i Këshillave të Vendvotimeve në Kosovë dhe në përfaqësitë diplomatike: deri më 16 dhjetor 2025.
– Aplikimi për akreditimin e vëzhguesve: 5–20 dhjetor 2025.

KQZ theksoi se të gjitha procedurat do të ndiqen sipas ligjit dhe se institucionet zgjedhore kanë filluar përgatitjet për organizimin e procesit të 28 dhjetorit 2025.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *