Kroacia dërgon 151 ushtarë të tjerë në misionin e KFOR-it në Kosovë

Më shumë se 150 ushtarë kroatë po i bashkohen misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, një vend që vlerësohet si thelbësor për stabilitetin e rajonit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.

Që nga viti 2009, Kroacia ka marrë pjesë në KFOR me rreth 2.400 trupa, përfshirë 140 gra. Aktualisht, 151 anëtarë të Forcave të Armatosura Kroate po dislokohen në Kosovë, të cilët janë përcjellë nga kazermat “Brigada e 3-të e Gardës Kuna” në Gjakovë.

Kontingjenti i 44-të do të vendoset në tre lokacione dhe përbëhet kryesisht nga një kompani e motorizuar këmbësorie, njësi të aviacionit dhe të shtabit, si dhe personel për këshillim dhe zhvillim të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me një ekip mjekësor.

Në total, ushtarët kroatë po marrin pjesë në dhjetë operacione dhe misione të ndryshme ndërkombëtare, me një kontingjent prej 297 efektivësh.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes, Ivan Anušić, deklaroi se anëtarët e Forcave të Armatosura kroate janë vlerësuar pozitivisht për kontributin e tyre në misione në mbarë botën.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *