KRRe miraton ulje mesatare 0,55% të çmimeve me pakicë të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Shërbimet e Menaxhimit të Energjisë, Ujit dhe Mbeturinave Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRe) ka miratuar një vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 0,55% krahasuar me vendimin e datës 17.11.2025.

Sipas vendimit, çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen me 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i EURODIZELIT (D-E V) rritet me 0,50 denarë/litër.

Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me këto çmime:
EUROSUPER BS-95 — 75,00 denarë/litër
EUROSUPER BS-98 — 77,00 denarë/litër
EURODIZEL BS (D-E V) — 73,00 denarë/litër
Vaj për djegie – EKSTRA I LEHTË 1 (EL-1) — 69,50 denarë/litër
Mazut M-1 SU — 34,865 denarë/kilogram

Burimi: Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *