Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se, sipas të dhënave nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në ditët në vijim parashikohen reshje të vazhdueshme shiu, të cilat mund të shkaktojnë vërshime dhe bllokime në rrjetin e kanalizimit.
Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes së kompanisë janë tashmë në terren dhe po e monitorojnë situatën nga afër, me qëllim parandalimin e problemeve të mundshme që mund të shkaktohen nga këto reshje intensive.
KRU Mitrovica u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe me kushte të pafavorshme atmosferike.