Kurti dhe Murati refuzojnë takimin me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, kanë refuzuar të takohen me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi vetë Rama në një postim në Facebook.

Rama tha se vazhdon të jetë i gatshëm për çdo takim që siguron mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të qytetarëve dhe punëtorëve të kryeqytetit. Ai theksoi se në një ditë kur janë të rrezikuara shërbimet jetike dhe mirëqenia e punëtorëve dhe familjeve të tyre, është i disponueshëm 24/7 për bisedime që adresojnë këto çështje.

Sipas Ramës, qytetarët e Prishtinës po përballen me ndërprerje të shërbimeve të transportit urban për shkak të një krize financiare që ka bllokuar pagesat për punëtorët dhe funksionimin e disa linjave të autobusëve.

Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *