Lady Gaga u shfaq elegante në Paris me një kostum sateni jeshil Tom Ford dhe paruke të zezë gjatë një darke, vetëm pak ditë para koncertit të saj të fundit në Accor Arena, që mbyll pjesën evropiane të turneut “Mayhem Ball”. Më herët gjatë ditës ajo ishte parë me një pamje më të thjeshtë gjatë një shëtitjeje në qytet.
Si shkruan DailyMail, Gaga ka folur hapur për periudhën e vështirë që pasoi pas xhirimeve të filmit të shumëvlerësuar “A Star Is Born”. Ajo zbuloi për Rolling Stone se gjatë gjithë xhirimeve ka qenë nën ndikimin e litiumit dhe se menjëherë pas përfundimit të filmit pësoi një “shpërthim psikotik”, kërkoi trajtim psikiatrik dhe anuloi turneun “Joanne”.
Këngëtarja tha se ka kaluar momente shumë të errëta, por sot ndihet e qetë dhe falënderuese që i ka mbijetuar asaj periudhe. Një rol të rëndësishëm në shërimin e saj ajo ia atribuon të fejuarit, sipërmarrësit Michael, i cili e ka mbështetur në çdo hap.
Siç deklaroi vetë Gaga: “Të qenit e dashuruar me dikë që kujdeset për versionin tim të vërtetë, bëri diferencën”.
Telegrafi.