LAMM: Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, rrugët me lagështi

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet normalisht dhe pa pengesa, ndërsa rrugët janë me lagështi.

Sipas njoftimit, lëvizja e mjeteve jashtë zonave urbane po realizohet me intensitet të moderuar.

Në vendkalimet kufitare nuk janë raportuar pritje të gjata për hyrje ose dalje nga vendi, thekson LAMM.

Shoferët këshillohen të kenë kujdes me shpejtësinë, sidomos në zonat malore dhe luginat ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *