Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është ‘i dashuruar’ me Julian Alvarez dhe e sheh atë si zgjedhjen kryesore për të zëvendësuar Robert Lewandowskin, sipas ekspertit të transferimeve Matteo Moretto.
Moretto pranon se e ardhmja e Lewandowskit ende nuk është vendosur nga as Barcelona, as nga vetë lojtari, por ekziston mundësia që ai të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Barcelona po kërkon në tregun e sulmuesve për alternativa, siç ka raportuar Fabrizio Romano. Një nga opsionet është Alvarez, por sigurimi i tij do të jetë i vështirë, pasi Atletico Madrid do të bëjë gjithçka për ta mbajtur golashënuesin e tyre.
Blaugranasit janë lidhur edhe me emra të tjerë si Harry Kane dhe Victor Osimhen. Në fund, gjithçka do të varet nga sa shumë është e gatshme të shpenzojë Barcelona në afatin kalimtar.
Telegrafi.