Lela Seferi, ish-banore e Big Brother VIP Kosova 3, e cila kohëve të fundit ka qenë në qendër të thashethemeve për një krizë me partnerin e saj Leonardo Gashin, ka befasuar publikun me një hap të ri në karrierë. Ajo tashmë përfaqëson një markë të re mode, duke u angazhuar me seriozitet dhe profesionalizëm. Ndërsa publiku dhe mediat presin një koment mbi jetën e saj personale, Lela ka zgjedhur të zhvendosë fokusin tek projekti i saj profesional dhe bashkëpunimi me këtë markë. Deklarata e saj e fundit gjatë prezantimit të bashkëpunimit ka gjeneruar diskutime të shumta në rrjetet sociale. ‘Unë prapë mendoj se në Kosovë jeni ende pas me stil, dhe pikërisht për këtë arsye ky brand sjell një qasje krejt të re’, tha ajo. Këto fjalë kanë iniciuar debate të gjera lidhur me standardet dhe shijen e modës në vend.