Lela Seferi nis bashkëpunim me brand mode, shkakton debat me deklaratën e saj

Lela Seferi, ish-banore e Big Brother VIP Kosova 3, e njohur kohët e fundit për thashethemet rreth krizës me partnerin e saj Leonardo Gashin, ka marrë një hap të ri në karrierë duke përfaqësuar një brand mode. Kjo përkushtim i ri është shoqëruar me seriozitet dhe profesionalizëm nga ana e saj.

Ndërsa spekulimet për jetën e saj personale vazhdojnë, Lela ka zhvendosur fokusin te projekti i ri dhe bashkëpunimi me markën e modës. Por jo vetëm angazhimi i saj ka qenë në qendër të vëmendjes. Deklarata e saj në prezantimin e këtij bashkëpunimi ka ndezur diskutime në rrjetet sociale. “Unë prapë mendoj se në Kosovë jeni ende pas me stil, dhe pikërisht për këtë arsye ky brand sjell një qasje krejt të re”, u shpreh ajo.

Kjo deklaratë ka ngjallur debate rreth standardeve dhe shijes së modës në Kosovë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *