Një prej ndjekësve i kërkoi Lela Seferit një shpjegim lidhur me zërat për ndarjen nga Leonardo Gashi. Ajo nuk dha detaje konkrete, por përgjigjja e saj tërhoqi vëmendje.
Lela shkroi: “Unë e meritoj një pushim. Të gjithë meritojmë diçka.” Me këtë përgjigje, ajo la të kuptohet se për momentin nuk ka ndërmend të futet në shpjegime publike dhe po kërkon qetësi e distancë nga zhurma mediatike.
Postimi u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku ndjekësit vazhduan të spekulojnë për situatën dhe arsyet e heshtjes së saj. Sipas postimit, Lela duket e vendosur të mos japë më shumë shpjegime.
Foto: Instagram
Burimi: Telegrafi