Lëndimi i Lamine Yamal rrit problemet fizike te Barcelona

Lamine Yamal përbën rastin më të rëndësishëm të dëmtimit te Barcelona këtë sezon, ndërsa klubi po përballet me një valë problemesh fizike.

Sulmuesi 18-vjeçar pësoi një dëmtim në ijë në shtator. Edhe pse tani është afër rikthimit të plotë, ai ka vuajtur nga i njëjti problem për rreth tre muaj.

Yamal u kthye nga kombëtarja e Spanjës në shtator i dëmtuar dhe për shkak të kësaj humbi ndeshjet kundër Valencias, Newcastle United, Getafes dhe Real Oviedos. Ai u rikthye në fushë ndaj Real Sociedadit, por pasi luajti edhe ndaj Paris Saint-Germainit brenda pak ditësh, dëmtimi u shfaq sërish.

Ky problem e detyroi të mungojë në katër ndeshjet e fundit të përfaqësueses së Spanjës, një situatë që ka rritur tensionet mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit. Sipas The Athletic, Yamal është ankuar te Barcelona gjatë pauzës ndërkombëtare të tetorit, duke shprehur pakënaqësi mbi mënyrën si departamenti mjekësor, nën drejtimin e Julio Tous, po menaxhon rikuperimin e tij.

Dëmtimi i Yamalit është një nga 12 rastet te skuadra e parë e Barcelonës këtë sezon, ndërsa në të njëjtën fazë të sezonit të kaluar kishte pasur tetë raste. Adoleshenti kërkoi të trajtohej nga anëtarë të tjerë të stafit mjekësor të klubit; kërkesa u pranua. Javët e fundit, trajneri Hansi Flick ka vendosur të rikthejë disa praktika nga sezoni i tij i parë në Kataluni, në kërkim të zgjidhjeve të qëndrueshme.

Barcelona është prekur edhe nga dëmtimet e lojtarëve kyç, përfshirë Joan Garcia, Pedri dhe Raphinë. Klubi shpreson që ndryshimet e fundit të sjellin stabilitet dhe të reduktojnë problemet fizike që kanë shoqëruar skuadrën gjatë sezonit.

Burimi: Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *