Lennart Karl, nga minuta të pakta te Bayern në krahasime me Messin

Lennart Karl po shndërrohet pa dyshim në sensacionin e sezonit te Bayern Munich. Vetëm gjashtë muaj më parë 17-vjeçari kishte pak minuta me ekipin e parë; sot është titullar i pandashëm dhe një prej lojtarëve më të përfolur të Bundesligës.

Rritja e tij e shpejtë ka sjellë krahasime me legjenda të futbollit. Pas ndeshjes ndaj Freiburgut, në intervistën për Sky, Karl u pyet për krahasimet me Lionel Messin dhe dha një përgjigje të matur: “E kanë thënë të tjerët – unë s’mund ta krahasoj veten me Messin. Messi është në nivelin më të lartë dhe ka ende një rrugë të gjatë për të arritur aty.”

Ai shtoi: “Ai është idhulli im.”

Karl po ashtu po ëndërron një ftesë nga përfaqësuesja e Gjermanisë për Kampionatin Botëror 2026.

Burimi: Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *