Spektakli i së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 transmetoi një klip ku banorët diskutuan për familjen dhe krijimin e saj. Gjatë debatit, opinionistja dhe këngëtarja Leonora Jakupi ndau një përvojë personale, duke folur për presionet dhe gjykimet që ka përjetuar për shkak të statusit familjar.
“Personalisht për veten time shpesh jam gjykuar: pse s’po martohesh? Pse s’po krijon familje? Pse s’ke fëmijë?”, tha ajo. Jakupi theksoi se, pavarësisht paragjykimeve, e vlerëson lartë familjen dhe prindërimin: “Personalisht konsideroj që fëmijët janë bekim dhe familja është bekim. Mirëpo, ndonjëherë rrethanat e jetës, përkushtimi i madh ndaj familjes, vitet të kalojnë aq shpejt sa që e vëren që ndien një mungesë të madhe – një zbrazëti që dikur duhet ta plotësosh”.
Deklarata e Leonorës shkaktoi reagime në studio dhe në rrjetet sociale, duke nxjerrë në pah presionin që shumë gra, veçanërisht figurat publike, përjetojnë lidhur me martesën dhe prindërimin. /Telegrafi/