Banorja transgjinore Linda Rei, një prej personazheve më të përfolur të edicionit aktual të Big Brother VIP Kosova, ka ngritur një shqetësim serioz për gjendjen e saj shëndetësore brenda shtëpisë.
Në një video që është bërë virale në rrjetet sociale, Linda shihet e shqetësuar teksa bisedon me banorët dhe shpreh problemin se nuk i është siguruar ende insulina, një medikament jetësor për të. Ajo thekson: “Gjëja më absurde është që unë ende nuk e kam insulinën në dorë.”
Ky zhvillim ndodhi vetëm një ditë pasi Linda përjetoi një problem të vogël shëndetësor gjatë natës së parë në shtëpi, duke u detyruar të qëndronte disa minuta në dhomën e rrëfimit për ndihmë mjekësore. Sipas raportimeve, gjendja e saj lidhet me mungesën e insulinës.
Insulina është një hormon thelbësor që ndihmon trupin të përdorë glukozën nga ushqimi si burim energjie, duke ruajtur nivelet e qëndrueshme të sheqerit në gjak. Ajo është e domosdoshme për personat me diabet dhe për ata që kanë probleme hormonale që kërkojnë trajtim të vazhdueshëm.
Rasti i Lindës ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë shikues kanë kërkuar nga produksioni i spektaklit që të ndërhyjë menjëherë për t’i siguruar medikamentin e nevojshëm.
/Telegrafi/