Deputetja e LSDM-së, Jovana Trençevska, në një seancë parlamentare i kërkoi ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmisi, të shpjegojë arsyet pse Qeveria po refuzon vazhdimisht rritjen e pagës minimale në të paktën 500 euro.
Trençevska theksoi se kjo kërkesë bëhet në kushtet e rritjes së vazhdueshme të kostos së jetesës, duke përmendur se shporta sindikale e konsumatorit është shtuar me mbi 4.500 denarë gjatë 15 muajve të fundit.
Ajo gjithashtu kërkoi një qasje më serioze për rritjen e pagës minimale, duke kritikuar paralajmërimin për një rritje prej vetëm 2.000 denarësh në mars të vitit 2026, e cila sipas saj do ta mbajë Maqedoninë me një nga pagat minimale më të ulëta në rajon.