Lucescu: Foda u shpreh se do të preferonte finale Kosovë–Rumania në Prishtinë

Përzgjedhësi i Rumanisë, Mircea Lucescu, thotë se e ka pyetur Franco Fodan nëse Kosova do të luajë deri në fund, në rast se dy kombëtaret përballen në finalen e play-offit të Kampionatit Botëror 2026.

Rumania do të jetë mysafire e Turqisë në gjysmëfinale, ndërsa Kosova do të udhëtojë për ndeshjen me Sllovakinë, çka lë të hapur mundësinë e një përballjeje tjetër në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas tërheqjes së shortit, Lucescu deklaroi se Foda ia uroi suksesin dhe i tha se do të donte që ata të kualifikoheshin dhe të luanin finale me Rumaninë në Kosovë. “Foda më uroi sukses dhe më tha se do të donte që ne të kualifikohemi dhe të luajmë në finale me ta, në Kosovë”, raporton golazo.ro.

“I thashë kështu: ‘Shpresoj që do të luani deri në fund kësaj here. Ose, a do të largoheni nga fusha sërish?’ Ai nuk më tha asgjë, dukej thjesht i argëtuar”, shtoi Lucescu.

Ai iu referua ndeshjes së 24 nëntorit, kur Kosova u largua nga fusha për shkak të thirrjeve “Serbia, Serbia”. FIFA më pas i dha të drejtë Rumanisë, duke i dhënë fitore në tavolinë me rezultat 3-0.

Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *