Disa pronarë përdorin televizorin për të argëtuar kafshët e tyre shtëpiake kur nuk janë në shtëpi, por për macen Mila, e ashtuquajtura ‘TV për mace’ është bërë kuptimi i jetës.
Obsesioni i Milës ka shkuar deri aty sa ajo kërkon nga pronarja të ndizë programin e saj të preferuar, ndërsa reagimi i saj kur ky program fiket u kthye në një hit viral, raportoi PetHelpful.
Në videon e publikuar, Mila shfaqet duke ndjekur me përqendrim programin në ekran dhe reagon ndaj skenave sikur të ishte pjesë e tyre.
“Ka ndonjë mace tjetër që çmendet pas TV-së për mace?”, shkruan pronarja në përshkrimin e videos në TikTok. Komentet e shumta treguan se Mila nuk është e vetmja që tregon një interes kaq të madh për ‘TV-në për mace’.
Videoja është publikuar në llogarinë @mrmilothechonk në TikTok dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjet, duke u bërë virale.