Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mbajtën fjalime të shkurtra në Pallatin Elysee, ku u përgjigjën pyetjeve të gazetarëve. Macron shprehu shpresën për arritjen e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë deri në vitin 2027, një kohë kur priten zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Francë. Gjatë fjalimit të tij, Zelensky theksoi se marrëveshja me Francën forcon ndjeshëm aftësitë mbrojtëse të Ukrainës. Të dy udhëheqësit diskutuan përshpejtimin e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës.