Malcolm Armstead zëvendëson Divine Myles në përfaqësuesen e Kosovës

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se Malcolm Armstead i është bashkuar Përfaqësueses A të Kosovës, duke zëvendësuar Divine Myles, i cili pësoi një dëmtim dhe nuk do të jetë në dispozicion për përballjen me Shqipërinë.

“Mirë se vjen Malcolm Armstead! Armstead i bashkohet Përfaqësueses Kosova A.”

Sipas FBK-së, pas lëndimit të Divine Myles dhe ekzaminimeve mjekësore mbi gjendjen e tij, në vend të tij i bashkohet Malcolm Armstead. Federata falënderon Armstead për gatishmërinë për ta përfaqësuar Kosovën në ndeshjet parakualifikuese për FIBA EuroBasket 2025.

Përballja mes Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillohet më 30 nëntor 2025.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *