Mamdani takon Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë

Zohran Mamdani, kryetari i ardhshëm i New Yorkut, vizitoi të hënën në mbrëmje Shtëpinë e Bardhë, ku zhvilloi një takim me presidentin Donald Trump. Takimi u zhvillua në një atmosferë të miqësore dhe të këndshme.

Trump dhe Mamdani biseduan për tema të shumta dhe iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve me qetësi, edhe kur ato ishin provokuese. Një nga pyetjet i referohej një deklarate të mëparshme ku Mamdani e kishte quajtur Trumpin ‘fashist’. Para se Mamdani të përgjigjej, Trump ndërhyri duke thënë: ‘Ok, mund të thuash që jam. Është më e lehtë se sa të shpjegosh’, dhe gazetarët qeshën.

Në të kaluarën, përmes mediave këta dy politikanë kishin pasur përplasje: Mamdani kishte përdorur termin ‘despot’ për Trumpin, ndërsa presidenti e kishte quajtur Mamdanin ‘komunist’ dhe ‘të majtë të çmendur’. Gjatë këtij takimi, këto terma nuk u përdorën, dhe ata u dakorduan të bashkëpunojnë për disa çështje kyçe që lidhen me New Yorkun.

Në një pyetje tjetër, gazetarët i referuan një fushate ku Elise Stefanik e kishte quajtur Mamdanin ‘xhihadist’; në këtë rast Trump u përgjigj shkurt me ‘Jo’.

Burimi: Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *