Manchester United dhe Aston Villa të lidhur me rikthimin e Christian Pulisic

Manchester United raportohet të jenë të interesuar për rikthimin në Ligën Premier të Christian Pulisic, ndërsa edhe Aston Villa është lidhur me një interes për sulmuesin amerikan, i cili ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij për AC Milan.

Sipas raporteve, një transferim mund të realizohet në vitin 2026, pasi oferta për rinovimin e kontratës në “San Siro” ende nuk është nënshkruar.

Pulisic u transferua te AC Milan në 2023, duke i dhënë fund një periudhe katërvjeçare te Chelsea. Në Angli ai pati suksese, duke përfshirë një het-trik në Ligën Premier dhe fitimin e Ligës së Kampionëve.

Te Milan ai shënoi rekorde personale në aspektin e golave, duke arritur 17 realizime sezonin e kaluar.

Në fillim të vitit 2025 pati zëra se Liverpool e konsideronte Pulisic si pasues të mundshëm të Mohamed Salah, para se sulmuesi egjiptian të nënshkruante një kontratë të re me “Anfield”.

Sipas Fichajes, Manchester United po rikonsideron mundësinë e transferimit. Klubi dëshiron të forcojë fazën sulmuese me lojtarë më kreativë dhe vendimtarë, me qëllim përforcimin e aspiratave në garat evropiane.

Burimet: Fichajes, Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *