Manchester United pritet të jetë shumë aktiv në afatin e transferimeve të janarit, dhe një nga objektivat kryesorë është mesfushori brazilian i Wolverhampton Wanderers, Joao Gomes.
Sipas portalit brazilian Trivela, negociatat mes United dhe Wolves kanë përparuar ndjeshëm gjatë javës së fundit dhe transferimi raportohet të jetë shumë afër finalizimit.
Marrëveshja pritet të finalizohet në janar dhe do t’i sillte Wolves rreth 50 milionë euro.
Një shitje e tillë do të ishte një nga pesë transferimet më të shtrenjta në historinë e klubit dhe do të përbënte një humbje të rëndësishme sportive, pasi Gomes ka qenë titullar i padiskutueshëm në mesfushë.
Mesfushori 24-vjeçar ka dhjetë paraqitje me kombëtaren e Brazilit dhe u transferua nga Flamengo te Wolverhampton në 2022 për rreth 18 milionë euro.
Rritja e vlerës dhe forma e qëndrueshme në Premier League e kanë bërë atë një objektiv tërheqës për Manchester United, që kërkon të forcojë mesfushën pas një sezoni të vështirë.
Tani mbetet të shihet nëse Gomes do të bëhet përforcimi i parë i madh i United në merkaton e janarit.
/Telegrafi/