Maqedonia e Veriut drejt ndarjes me trajnerin Milevski pas rezultateve të dobëta

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut pritet të hyjë në fazën e “play off”-it të Botërorit 2026 me ndryshime në pankinë. Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka vendosur të mos rinovojë kontratën me trajnerin Bllagoja Milevski, pas një serie rezultatesh të dobëta.

Forma e dobët e skuadrës gjatë ndeshjeve të fundit ka sjellë pakënaqësi mes tifozëve dhe opinionit sportiv. Humbja e thellë 7-1 përballë Uellsit thuhet se ishte pika kulmore që çoi drejtuesit e FFM-së drejt një vendimi të prerë. Performanca në atë ndeshje u cilësua nën nivelin e një ekipi kombëtar dhe ngjalli diskutime për të ardhmen e trajnerit.

Dobësitë në lojë kishin qenë të dukshme edhe më herët, sidomos në ndeshjet ndaj Letonisë dhe Kazakistanit të zhvilluara në Shkup. Me përfundimin e ciklit kualifikues, kontrata e Milevskit ka përfunduar dhe palët pritet të ndahen përfundimisht.

Megjithëse ai do të jetë i pranishëm në shortin e “play off”-it në Cyrih, kjo nuk shihet si shenjë e një vazhdimi të bashkëpunimit. Fillimisht pata indikacione për një marrëveshje të re, por rezultatet e fundit e kanë bërë të qartë mbylljen e këtij kapitulli.

Milevski mori drejtimin e përfaqësueses në vitin 2021, duke pasuar Igor Angellovskin. Emri i trajnerit të ri do të bëhet i ditur pasi të zhvillohet shorti dhe FFM të dalë me një njoftim zyrtar.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *