Maresca: Pa Cole Palmer, Chelsea nuk është i njëjti si City pa Haaland ose Liverpool pa Salah

Enzo Maresca tha se mungesa e Cole Palmerit përbën një hendek të madh për Chelsean, të krahasueshëm me atë që do të pësonin Manchester City dhe Liverpool nëse do t’u mungonin Erling Haaland ose Mohamed Salah.

Palmer është i jashtë loje që nga shtatori. Ai pësoi një dëmtim në ije në humbjen 2-1 ndaj Manchester United më 20 shtator dhe pritej të rikthehej në stërvitje këtë javë. Rikthimi i tij u shty përsëri pas një incidenti në shtëpi, ku ai theu gishtin e këmbës duke u përplasur me një derë.

Për pasojë, Palmer do të humbasë tre ndeshjet e ardhshme të Chelseat: udhëtimin te Burnley në Ligën Premier (të shtunën), ndeshjen në shtëpi kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve (të martën) dhe takimin e kampionatit kundër Arsenalit (fundjavën e ardhshme).

“Ai (Palmer) ndoshta nuk do të jetë i gatshëm për të shtunën, për Barcelonën dhe as për Arsenalin”, tha Maresca. “Për fat të keq, ai pati një aksident në shtëpi ku goditi gishtin e këmbës. Nuk është asgjë serioze, por nuk do të rikthehet javën e ardhshme.”

Maresca shtoi: “Për ne, Cole është si Haaland për Manchester City, si Salah për Liverpool. Nëse Haaland nuk luan për Cityn ose Salah nuk luan për Liverpoolin, ata nuk janë e njëjta skuadër.”

“Kështu që jam shumë krenar, veçanërisht krenar për lojtarët, sepse ky është një moment i vështirë pa Cole”, përfundoi italiani.

Burimi: Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *