Mario Mitaj përfshihet në formacionin më të mirë të kualifikueseve për Botërorin 2026

Faqja e specializuar në statistika sportive, Sofascore, ka publikuar formacionin më të mirë të kualifikueseve evropiane për Kupën e Botës 2026. Në këtë përzgjedhje është përfshirë edhe mbrojtësi i majtë i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj.

Mitaj ka përfunduar në formacion falë një performance të qëndrueshme gjatë ndeshjeve kualifikuese, duke marrë një notë mesatare prej 7.62. Sofascore ka zgjedhur rreshtimin 4-3-3 për këtë formacion.

Në krye të listës është mesfushori i Norvegjisë, Martin Odegaard, me notën më të lartë mesatare prej 8.76. Pas tij renditen Kylian Mbappe dhe Pedri me nga 8.43. Lojtarë të tjerë me nota mesatare mbi 8 janë Michael Olise (8.34), Jeremy Doku (8.33), Kevin De Bruyne (8.30) dhe Joao Cancelo (8.25).

Ndërkohë, portieri Caoimhin Kelleher ka marrë notën më të ulët në këtë formacion me 7.58, i ndjekur nga Dan Burn (7.62) dhe Virgil Van Dijk (7.70).

Të gjitha ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në Evropë kanë përfunduar, me 12 kombëtare që kanë siguruar vendin e parë në grupet e tyre, ndërsa katër të tjera do të tentojnë kualifikimin nëpërmjet fazës “play-off”.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *