Matjet e DPHM-së tregojnë se më së shumti shi në 24 orët e fundit është regjistruar në Hanet e Mavrovës, 18 litra për metër katror. Pasojnë Gjevgjelia me 17 l/m²; Pozharanë dhe Kodra e Diellit me 16 l/m²; Berovë 15 l/m²; Tetovë 14 l/m².
Në Lazaropolë kanë rënë 10 l/m²; në Strumicë 9 l/m²; në Kumanovë dhe Krushevë 5 l/m²; në Shkup–Petrovec dhe Pretor 4 l/m²; në Manastir dhe Pozhar 2 l/m²; dhe nga 1 l/m² në Shkup–Zajçev Rid, Vinicë, Kavadar, Veles, Kriva Pallankë, Gjurishtë dhe Topolçan.
DPHM paralajmëron për sot mot pjesërisht me vranësira dhe reshje lokale të herëpashershme shiu. Në disa vende reshjet do të jenë më të bollshme (mbi 30 litra për metër katror në 24 orë), me kushte për stuhi me bubullima dhe erëra të forta. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin 13–19 gradë.
Për Shkupin parashikohet mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi jugor, dhe temperatura maksimale do të arrijë 18 gradë.