Pas shortit të play-offit për Kupën e Botës, disa media serbe publikuan grafikat zyrtare ndërkombëtare ku shfaqej edhe Kosova me flamurin e saj shtetëror.
Portali b92.net ndau këto grafika zyrtare. Pas publikimit, shumë lexues serbë reaguan dhe kërkuan që mediat të mos shfaqnin simbolet shtetërore të Kosovës, duke shprehur pakënaqësi.
Ndërkohë, b92.net u përpoq të distancohej duke e quajtur Kosovën “Kosova e ashtuquajtur”, megjithatë publikoi flamurin dhe pranonte pjesëmarrjen e saj në play-off.
Frustrimi në Serbi është i dukshëm: kombëtarja serbe nuk u kualifikua për në Kupën e Botës dhe as në fazën e play-offit, ndërsa kualifikimi i Kosovës ka rritur pakënaqësinë në opinionin publik që refuzon realitetin politik dhe sportiv.
Për herë të parë, ata që mohojnë shtetin e Kosovës nuk patën mundësi t’i shmangeshin shfaqjes së flamurit të saj në grafikat zyrtare.
Burimi: Telegrafi.